Zvicër – Kosovë, kë favorizojnë bastet?

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte do të luaj kundër Zvicrës.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian dhe zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

“Dardanët” do të kërkojnë vetëm fitoren, e cila do ti mbante gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në ”EURO 2024”.

Kombëtarja e Zvicrës është favorite në letër, duke u bazuar edhe në kuotat e basteve, një fitore e Zvicrës kuotohet me 1.29, fitorja e Kosovës kuotohet me koeficientin 11.00, ndërsa barazimi me 5.75.

Aktualisht, Zvicra është në vendin e parë në grupin I me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë. Në të tretin është Izraeli me 12, dy më shumë se Kosova