Bora e parë për sezonin e ri të dimrit ka rënë në zonat malore të Republikës së Kosovës. Sasia e saj ka shkuar deri në 10 centimetra.
Acari i lartë që mbretëroi gjatë ditës së djeshme në disa vende të Kosovës, ka shkaktuar ngrica në rrugët e Brezovicës, kryesisht në rrugën që të dërgon për në resortin e Skijimit.
Këtyre ngricave nuk i shpëtoi lehtë shoferi pronar i veturës “Skoda”, i cili fatmirësisht shpëtoi nga ndonjë fatkeqësi.
Se “shoferi dhe makinë janë kaluar pa pasoja”, njoftoi Brezovica.info.
Pamjet në vijim: VIDEO