Koncert i madh bashkë me lojtarët pas ndeshjes, FSHF paralajmëron spektakël në “Air Albania”

Mbrëmja e nesërme do të jetë e gjitha festive, për tifozët shqiptarë të pranishëm në “Air Albania” dhe jo vetëm.

Kuqezinjtë do të festojnë pas duelit me Ishujt Faroe, kualifikimin madhështor në Europian.

Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF, ka bërë me dije se në “Air Albania” do të jetë një mbrëmje që nuk duhet humbur.

Këngëtarë, valltarë, fishekzjarre, koncert i madh bashkë me lojtarët në “Air Albania” menjëherë pas ndeshjes.