Një person është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij gjatë ditës së djeshme.
Po ashtu sipas raportit të policisë në vend të ngjarjes është gjetur edhe një armë afër tij me të cilën dyshohet se është kryer vetëvrasja.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.