Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e ka cilësuar si “tmerr i tmerrit”, zjarrin që dogji një hapësirë të Institutit të Mjekësisë Ligjore mëngjesit të sotëm.

Ajo këtë e ka lidhur me dhënien e dëshmisë së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë së hënës për rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

“Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast. Kjo që ndodhi është thënë më së buti KATASTROFË. Nuk di e nuk mund të kujtoj asgjë më skandaloze se një keqmenaxhim të tillë të Institutit që RIKUJTOJMË: OPERON në kuadër të MINISTRISË SË DREJTËSISË dhe operon me USHTRUES DETYRE qe sa kohë”, ka shkruar Kica-Xhelili.

“KY ALARM nuk guxon të ndalet.  Kjo nuk është KOSOVË e demokracisë e sigurisë. Kjo Kosovë ndjell pasiguri të skajshme”/ Syri.net

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT