Mbrëmja e spektaklit të djeshëm në “BBVK2” solli rrëfimet prekëse të disa prej banorëve.

Santiana ka treguar se fëmijëria e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ka qenë vetëm 2 vjeçe.

Ajo mes tjerash rrëfeu edhe për të atin, të cilin tha se e ka parë për herë të parë në moshën 18 vjeçare.

Në një moment ajo tregoi gjithashtu se gjyshen e saj e dinte për nënë, e nënën për motër, derisa e kuptoi nga një kushërirë e së ëmës të vërtetën.

“Gjithë jetën është munduar për mua. Kur i kam pasur 18 vjet, e kam pasur një operacion në gji, e kam trashëguar prej nënës, por për fat më ka shkuar mirë. Nuk kishim edhe aq para, por e di që u patën çuar krejt. Unë kam shkuar në postë, e kam thirr babanë tim, do të thotë e kam bërë atë gabim, por ma bëri që jam duke gënjyer. Nuk më besoi që po më duhen me të vërtetë, kur e mora ata përgjigje mu prenë këmbët krejt”, u shpreh ajo.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT