Kosova dhe Bjellorusia do të përballen në ndeshjen e fundit kualifikuese në kuadër të fazës së grupeve për Euro 2024.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen e parë, bjellorusët kishin triumfuar në shtëpi me rezultat 2-1.

Por, Dardanët përkundër mos kualifikimit, kanë pasur formë më të mirë se Bjellorusia, duke marrë një vlerësim 6.87, ndërsa kundërshtarët e sotëm kanë marrë 6.72, sips SofaScore.

Kosova gjendet e katërta në tabelë, ndërsa bjellorusët gjenden një pozitë më poshtë, me tanët që arkëtuan 11 pikë, ndërsa ekipi kundërshtar nëntë sosh.

Ekipi ynë ka dy fitore, pesë barazime dhe një humbje, për dallim nga mysafirët që kanë arritur dy fitore, tri barazime dhe katër humbje.

Kosova ka shënuar dhjetë gola dhe ka pranuar nëntë herë, ndërsa Bjellorusia ka realizuar tetë gola, por që ka pësuar 14 gola.

Kosova cilësohet si favorite për të fituar këtë duel me 60 për qind, barazimi është kotuar me 21 për qind, ndërsa mund të humbë në shanset 19 për qind. /Telegrafi/

Foto: Statistika nga SofaScore/Telegrafi/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT