Mediat serbe për banerin “Zoti është shqiptar”: Një mesazh i turpshëm bëri xhiron e planetit!

Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar me Ishujt Faroe, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024, barazim që i mjaftoi të mbyllte kampanjën kualifikuese në pozitën e parë në Grupin E.

Kuqezinjtë barazuan pa gola 0:0 me Ishujt Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Një detaj që mori vëmendjen e të gjithëve ndodhi në fillim të fraksionit të dytë, kur në tribunën lindore u shpalos një mesazh i çuditshëm.

“Zoti është shqiptar” – shkruhej në mesazhin e shpalosur në tribunë.

Mediat serbe kanë shkruar për rastin në fjalë.

“Kurir.rs” shkruan: Një mesazh i turpshëm bëri xhiron e planetit. Tifozët shqiptarë krijuan një sërë skandalesh brenda një kohe të shkurtër dhe para se të digjnin flamurin e Serbisë, kanë vendosur një pankartë që sulmonte fenë, kishën dhe Zotin”, përcjell lajmi.net.

Kombëtarja shqiptare u kualifikua në Kampionatin Evropian që organizohet vitin e ardhshëm në Gjermani