Një termet me 3.4 shkallë të Rihterit është regjistruar të martën në Shqipëri, e dridhjet janë shënuar edhe në Kosovë, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC).

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social X, EMSC-ja shkroi se tërmeti është ndier 20 kilometra në drejtim të Pejës, derisa epiqendra ishte Shkodra.

Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, i ka thënë KOHËS se tërmeti ka goditur zonën Lezhë-Shkodër.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe disa dridhje më të vogla.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT