“Njëherë e vodhën, tani e dogjën”, Abazi akuzon VV-në për rastin në IML

Deputeti Haki Abazi përmes një postimi në Facebook ka akuzuar pushtetin se fillimisht kanë vjedhur mostrat për rastin Dehari, e tani dogjën dy zyret në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, shkruan Reporteri.net.

Abazi tha se ndërkohë Ministrja Haxhiu “bën padrejtësinë e shkelje e shkelje të rëndë, duke degraduar e interferuar me shtyllën e pavarur, nga pozita e ministrës dhe në prapaskenë me logon e qeverisë së republikës fyen prokurorin”.

Postimi i plotë:

Njëherë e vjedhën, tani e dogjën dhe në ndërkohë Ministrja e Drejtësisë bën padrejtësinë e shkelje të rëndë, duke degraduar e interferuar me shtyllën e pavarur, nga pozita e ministrës dhe në prapaskenë me logon e qeverisë së republikës fyen prokurorin.

Deklarata publike pas intervistimit nga prokurori i rastit dëshmon që komunistët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur, nuk e durojnë drejtësinë që nuk është sipas dëshirës së tyre. Kjo sjellje dhe ky interferim nga pozita të larta është i rrezikshëm e është i papranueshëm për shoqëritë demokratike.

Ky nuk është ndryshimi, ky është VetëVazhdimi!