Zvicra po shkon drejt shtimit të rasteve me Covid

Analiza e ujërave të zeza në Cyrih tregoi se deri në fillim të nëntorit, rreth një në 60 njerëz ishte infektuar me Covid – dy herë më shumë se në fund të tetorit, përcjell albinfo.ch.

Këto numra të fundit janë “të çmendur”, sipas biologut molekular Dominik Steiger.

Ndërsa variantet aktuale janë më të buta se ato të mëparshme dhe nuk pritet të marrin aq viktima sa variantet e hershme, “ne po shkojmë drejt një prej valëve më të larta Covid ndonjëherë”.