Inspektorati i Infrastrukturës Rrugore i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka ndërprerë punimet në rrugën regjionale R-117, Suharekë – Rahovec.

Vendimi është marrë pasi operatori ekonomik nuk posedon pëlqimin e ministrisë sipas ligjit.

Ky vendim operatorit i është dorëzuar të martën më 21 nëntor. Por, pavarësisht kësaj, punimet në të njëjtën ditë kanë vazhduar deri në mesditën e së martës.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se “operatori kryen punime në rrugën Suharekë- Rahovec, duke vendosur instalime nëntokësore në trupin e rrugës në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit 03/L-120 dhe nenin 2 pika 4.2”.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se “operatori kryen punime në rrugën Suharekë- Rahovec, duke vendosur instalime nëntokësore në trupin e rrugës në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit 03/L-120 dhe nenin 2 pika 4.2”.

Tëvë 1, kishte raportuar javë më parë se Komuna e Suharekës po vazhdon punimet përkundër aktit që Ministria e Mjedisit ka dhënë urdhër për të ndalur punimet në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Për këtë rrugë e cila është në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit, qytetarët e bizneset të cilat operojnë përskaj rrugës “Skënderbeu”, janë ankuar se bizneset e tyre do të shuhen ndërkaq edhe shtëpitë do të dëmtohen nëse punimet vazhdojnë.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT