Ndeshja kombëtareve të grupmoshës U-21 ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë do të luhet në qershor të vitit të ardhshëm.

Ky është vendimi i autoriteteve nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA).

Lajmin e ka bëtë të ditur vetë federata e futbollit malazez (FSCG) në faqen e saj zyrtare.

Ndeshja e sotme mes ekipeve Shpresa nisi në ora 15:00 dhe u ndërpre pas 27 minutash lojë me rezultat 0-0 për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë penguar zhvillimin e lojës në fushën e stadiumit të qytetit në Podgoricës.

Pas procedurave të detyrueshme, që përfshinin 20 minuta dhe më pas 30 minuta të tjera, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Xhonatan Lardo, mori vendimin për të ndërprerë përfundimisht ndeshjen.

Dueli mes Malit të Zi dhe Shqipërisë do të vazhdojë nga minuta e 27-të, në qershor të vitit të ardhshëm sipas axhendës së FIFA-s në atë periudhë.

Pra, për momentin dihet vetëm fakti se ndeshja e ndërprerë do të rifillojë në qershor të 2024-ës, por pa bërë të ditur datën dhe orën.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT