Sondazhi i UEFA-s: Tifozët besojnë se Kosova fiton sonte ndaj Bjellorusisë

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja e fundit kualifikuese e Kosovës.

“Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Bjellorusinë, shkruan Gazeta Express.

E UEFA e ka publikuar një sondazh për këtë ndeshje, ku tifozët kanë mundur të votojnë.

76% e tyre besojnë se Kosova sonte do të shënojë fitore, teksa 18% votuan për fitoren e Bjellorusisë.

Ndërkohë vetëm 6% e respondentëve besojnë se ndeshja do të mbyllet pa fitues.