Këtu mund ta ndiqni ndeshjen Kosovë – Bjellorusi

Kosova po zhvillon ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët kanë dështuar të kualifikohen nga Grupi I, përkundër se synimi ishte të zinin njërin nga dy vendet e para për të shkuar në Kampionatin Evropian.

Në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese, Kosova po përballet me Bjellorusinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Dardanët kanë grumbulluar 11 pikë, dy më shumë se Bjellorusia që është një pozitë më poshtë.

Kosova kërkon tre pikët për të shpresuar në pozitën e tretë e cila mbahet nga Izraeli që në duelin e fundit luan përballë Andorrës.

Këtu mund ta ndiqni ndeshjen:

https://ikoora.livekoora.info/p/bein-sport-6-1.html