Abdixhiku: Do ta mposhti Albin Kurtin në zgjedhjet nacionale

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do ta mposhtë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe se do t’i fitoj zgjedhjet nacionale.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se do ta mposht kryeministrin Albin Kurti dhe do t’i fitoj zgjedhjet nacionale.

“Unë pretendoj pozitën e kryeministrit, nuk e pretendoj pozitën e presidentit. Prandaj s’bëj program presidencial por bëj program qeveritar. Sa i përket çështjes së votave mos keni asnjë dyshim, këto vota janë brenda LDK-së tashmë e dy vite”, ka thënë Abdixhiku.

Ai është shprehur i lumtur me matjet e brendshme që i kanë. “Jam i lumtur me matjet e brendshme që i kemi tani, jashtӕzakonisht i lumtur, sidomos në qendrat urbane dhe në qytete të mëdha”, ka thënë tutje kreu i LDK-së, duke shtuar se këto matje janë mbi 50 për qindëshin e qeverisë Kurti.

Abdixhiku është shprehur se qytetarët e Republikës së Kosovës tashmë janë të lodhur prej gjuhëve të tilla politike.

“Qytetarët janë të lodhur prej gjuhëve të tilla, nuk dhezin më. 3 vjet të Qeverisë janë, pak a shumë ky kryeministër ka Qeveri më shumë se gjithë historia e LDK-së në kabinet qeveritar”, ka shtuar Abdixhiku.