Paralajmërimet e kryeministrit Kurti për përsëritje të sulmit terrorist sikur ai i Banjskës, po shihen shqetësuese. Paralajmërim të njëjtë dha edhe presidentja Osmani, derisa ekspertë të sigurisë kërkojnë që institucionet vendore të jenë vigjilente për secilin skenar eventual për veriun e vendit.

Zgjodhi rrjetin social “Facebook” për të bërë një paralajmërim të rrezikshëm për vendin.

Aty i pari i qeverisë tha se në Rashkë të Serbisë është duke ngjarë një rigrupim terrorist sikur ai i 24 shtatorit në Banjskë.

U bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndërmarrin masa, derisa përmendi edhe emrat e të përfshirëve në këtë tentim për rigrupim.

“Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.
Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviç dhe Dalibor Jevtiç. KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit”,
 tha kryeministri Albin Kurti.

Paralajmërim të njëjta dha edhe e para e shtetit.

Vjosa Osmani tha se duhet të ndalohet përsëritja e 24 shtatorit.

Ndryshe nga dy drejtuesit më të lartë të vendit, kujdes në deklarata po u kërkon LDK-ja.

Kjo për një arsye.

Derisa, situata po shihet shqetësuese nga ekspert të sigurisë. Bedri Elezi tregon cka duhet të bëjnë institucionet vendore.

Ani se pretendimet e kryeministrit Kurti u hodhën poshtë nga kryetari i ri i Listës Serbe, Zlatan Elek, fakti që ende nuk janë ndëshkuar nga Serbia pjesmarrësit në sulmit terrorist të 24 shtatorit po shihet si shqetësuese.

Bile, dënim për gjithçka që ndodhi në Banjskë shprehi të hënën edhe sekretari i NATO-s, Jons Stoltenberg.

Nga Prishtina, ai dha deklarata të qarta për nevojën dhe përkushtimin që NATO e ka në veri të Kosovës, që situata e sigurisë të jetë në nivelin e duhur.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT