Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë sot në lansimin e masave për subvencionim për pajisje efiçiente për ngrohje të bizneseve, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit nga ZKM-ja, kjo ngjarje do të mbahet në “Tech Park Prishtina”, në Bërnicë, nga ora 13:00

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin e masave për subvencionim për pajisje efiçiente për ngrohje të bizneseve”, thuhet në njoftim.

Përveç Kurtit, në këtë ngjarje do të flasin edhe Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë; Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe; Alessandro Bianciardi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT