Vesa me një tjetër deklaratë bombastike: Një djalë që e pëlqeja e zuri kushëririn tim, dyshova se edhe ish i fejuari im ishte homoseksual

Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka marrë vëmendje së fundmi me një tjetër deklaratë.

Ajo ka bërë një bisedë së fundmi me Edona James, Monika Salihun e Alba Vukajn, ku rrëfeu pëlqimin që kishte për një djalë, por që i doli ndryshe.

Bukuroshja nga Gjilani zbuloi se dikur kishte një njohje me një djalë, por për të njëjtin person vite më vonë e kishe kuptuar se kishte pasur lidhje dashurie me kushëririn e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

“Më ka pëlqyer një herë një djalë shumë, edhe s’kam pasur kontakt me të më, duke folur duke folur, katër vite pesë vite më vonë, fola me kushëririn tim, kur më tha kam pasur diçka me të”, u shpreh ajo.

Vllasaliu tutje theksoi: “Me mua ka shkruar këndej i dojke djemt. Ka edhe burra që janë të martuar që i duan djemtë, futbollistë ka shumë. Edhe ashtu ka. Të drejtën me thënë edhe unë kam menduar për burrin tim, 100 për qind kam menduar edhe për burrin tim”.

Foto: Screenshot/YouTube

Vesa ndryshe bëri bujë të madhe brenda për historinë e dashurisë që tregoi për ish-partnerin e saj, Mërgim Berishën.

Ajo ndau disa detaje nga romanca e tyre toksike dhe atë se si shoqja e ngushtë ia mori burrin.