Sot në tregun e kafshëve në Prizren ka ndodhur një shpërthim ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona.
“Sot më datë 22.11.2023. rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosjeje te Tregu i Kafsheve në Prizren”, ka thënë për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit.
“Nga informatat e para është kuptuar se 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore. Të gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit”, ka thënë për Klankosova.tv Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë”.
“Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim policor”.