Ja formula se si Juventusi mund të shpallet kampion të enjten

Juventus mund të festojë titullin e sezonit 2019-20 të Serisë A të enjten, por vetëm nëse Interi nuk e mposht së pari Fiorentinën.

Fitorja e tyre 2-1 ndaj Lazios mbrëmë vendosi Bianconerët tetë pikë para nga Interi në krye të tabelës, përcjell GazetaBlic.

Për shkak se ata kanë një rekord më të mirë kokë më kokë me Interin, do të thotë që nëse këto skuadra do të përfundonin me pikë të barabarta, Juve do të dilnin përsëri kampion.

Golaverazhi në Itali vendoset vetëm nëse rekordi kokë më kokë, dhe diferenca e golit në ato dy ndeshje, janë të dyja të barabarta.

Nëse Interi nuk arrin të mposhtë Fiorentina të mërkurën në mbrëmje dhe Juventus mund Udinesen, “Bianconerët” do të bëhen kampion.

Atalanta pastaj do të afrohej vetëm nëntë pikë me një fitore kundër Bolongnas, por përsëri, ata kanë një rekord inferior kokë më kokë me Bianconerët. Në teori, Juve madje mund të barazojë me Udinesen dhe prapë të marr titullin të enjten, për sa kohë që Inter humb ndaj Fiorentina dhe Atalanta nuk arrin ta mposht Bolognan.