Janë publikuar pamje të reja nga grabitja e armatosur që ndodhi sot në një argjendari në Suharekë. Një polic mbeti i plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihet reagimi i qytetarëve dhe i një zyrtari policor gjatë kohës kur persona të maskuar po qëllonin me armë zjarri në drejtim të njësisë policore.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Rasti ka ndodhur në një dyqan, katër persona të dyshuar me armë zjarri janë të përfshirë në këtë rast, njësitë relevate policore janë të përfshirë në këtë rast. Një polic ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF. Rasti po vazhdon të hetohet“, tha Veseli.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT