Tashmë dihen emrat e 21 nga 24 përzgjedhjeve që do të luajnë në Euro 2024, dhe kompanitë e basteve kanë publikuar tashmë shanset për fituesin e mundshëm të kësaj gare prestigjioze.

Të gjithë gjigantët e futbollit evropian do të marrin pjesë në kampionatin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

Kompanitë e basteve i shohin nënkampionët aktualë të botës, Francën dhe nën-kampionët aktualë të Evropës, Anglinë, si favoritët kryesorë për titullin, duke u dhënë atyre shanse të barabarta për të fituar titullin më 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Në vendin e tretë të lartë janë mikpritësit, Gjermania, të ndjekur nga Spanja dhe Portugali, përcjell Telegrafi.

Kampioni aktual i Evropës, Itali, është vetëm në vendin e gjashtë me Belgjikën dhe Holandën.

Sa i përket vendeve të rajonit, Kroacia është favorite e nëntë, Sllovenia favoritja e 17-ta, ndërsa Shqipëria është në vendin e fundit.

Shanset për të fituar Euro

Francë – 5

Anglia – 5

Gjermani – 7

Spanja – 8

Portugalia – 10

Itali – 15

Holanda – 15

Belgjika – 15

Kroacia – 25

Danimarka – 25

Austri – 50

Zvicra – 50

Serbia – 75

Turqia – 75

Republika Çeke – 80

Skoci – 150

Sllovenia – 200

Rumania – 200

Sllovakia – 225

Shqipëria – 400

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT