Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth grabitjes së armatosur që ndodhi të mërkurën në Suharekë.

Sipas Policisë, katër të dyshuar të maskuar kryen grabitje të armatosur në një argjentari.

“Gjatë grabitjes të dyshuarit kanë  shtënë me armë  zjarri në drejtim të zyrtarëve policor të cilët i ishin përgjigjur rastit. Si pasojë, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”- thuhet mes tjerash në raportin e Policisë.

Sipas Policisë, janë ndërmarrë veprimet operative dhe hetimore në identifikimin e personave të dyshuar.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT