Policia del me detaje, krejt çka ndodhi dje në tregun e kafshëve në Prizren ku shpërtheu një granatë

Policia e Kosovës ka dal sot me raport të detajuar për shpërthimin në tregun e kafshëve dje në Prizren.

Sipas policisë dyshimet e para janë që deri tek hedhja e granatës ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave.

Të lënduar kanë mbetur dhjetë persona teksa një është arrestuar.

“Prizren / 22.11.2023 – 04:50. Është raportuar se në datën dhe lokacionin e lartcekur mes disa personave ka ndodhur një mosmarrëveshje dhe konflikt fizik ku persona të dyshuar kanë hedhur një mjet shpërthyes. Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dhjetë persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet policore operative dhe hetimore për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftim.