Sindikata e Policisë: Gjendja e dy zyrtarëve policorë të lënduar dje në Suharekë është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë

Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e djeshme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë.

Për pasojë një polic ka mbetur i plagosur, dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Lajmin për plagosjen dhe lëndimin e tyre për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në Prizren.

Për gjendjen e tyre ka folur sot Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në reagimin e Sindikatës.

Reagimi i Sindikatës së Policisë:

Me datë 22.11.2023, në Qytetin e Suharekës, Policia e Kosovës ka intervenuar për të parandaluar një grabitje të armatosur dhe gjatë intervenimit për arrstimin e të dyshuarve janë lënduar dy zyrtar policorë, njëri me armë zjarri.

Pas tretmanit mjekësorë, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse dënojmë çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas Ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj zyrtaërve policorë dhe veprave tjera penale.

Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve, prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizimin që po e trgojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre, pa kursyer as shëndetin dhe jetën e vet.