Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur të mërkurën e 22 nëntorit nga një grup grabitësish të maskuar dhe të armatosur në Komunën e Suharekës, ndërsa Albanian Post ka siguruar pamje të reja nga momenti i plagosjes së policit kosovar në përpjekje për të parandaluar rastin.

Në video shihet një person i armatosur duke shtënë me armë zjarri (AK-47) në drejtim të patrullës policore. Një prej zyrtarëve policorë ka mbetur i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës ka njoftuar se katër të dyshuarit janë ende në arrati dhe rasti është nën hetime.

Edhe në pamjet e xhiruara nga qytetarët në vendin e ngjarjes shihen tre grabitës brenda lokalit të argjendarisë duke kryer vjedhjen, ndërsa i katërti bënte rojë jashtë lokalit. Në momentin kur patrullat policore kanë arritur në vendngjarje, grabitësit kanë filluar të shtien në drejtim të zyrtarëve policorë.

Sindikata e Policisë së Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media të enjten, ka kërkuar nga organet e drejtësisë dënimin meritor ndaj personave që kanë sulmuar Policinë e Kosovës gjatë grabitjes së armatosur në një argjendari në Suharekë pasditen e së mërkurës.

Përveç policit të plagosur nuk është raportuar për ndonjë person tjetër që mund të ketë marrë lëndime. Policia e Kosovës ka aktivizuar “unazën e çeliktë” të mërkurën – sistemin e vendosjes së pikave të shtuara të policisë në lokacione të ndryshme për të lokalizuar e identifikuar veturën e dyshuar.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT