Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy raste të tilla janë zbuluar së fundi në fshatin Ballancë të Vitisë dhe në Mushtisht të Suharekës.

Një njësi policore që po patrullonte në Ballancë ka ndalur për kontroll një veturë brenda së cilës ndodheshin dy persona. Sipas burimeve, gjatë kontrollit te 26 dhe 24-vjeçari janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë. Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

E kjo dukuri sa negative aq edhe shqetësuese, nuk po lë pa prekur edhe të miturit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në afërsi të gjimnazit ‘Jeta e Re’ në Suharekë, një i mitur është kapur me marihuanë. Pas tij, po ashtu janë arrestuar edhe dy të mitur të tjerë, të cilët dyshohet se ia kanë shitur narkotikët të dyshuarit të parë. Droga është sekuestruar, ndërkohë që të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në vendin e punës së njërit prej të dyshuarve, ku po ashtu është gjetur një sasi e marihuanës. Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT