Disa persona të armatosur tronditën Suharekën dhe gjithë Kosovën, pasi grabitën argjendarinë ‘Diakos’, duke mbushur  çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u më pas u zhdukën. Para se të arratiseshin ata u gjuajtën me njësinë policore që intervenoi në vendin e ngjarjes, duke e lënë të plagosur një polic. Kryesit e veprës ndodhen ende në arrati, mirëpo sot janë arrestuar dy persona që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast, raporton Gazeta Sinjali.

Prokurorja e Shtetit, Ervehe Gashi, ka konfirmuar për Sinjalin se janë ndaluar dy persona të cilët dyshohet se kanë ndihmuar të dyshuarit ta kryejnë grabitjen e armatosur.

Gashi tha se për shkak të ruajtjes së hetimeve, nuk mund të jepen më shumë informacione.

Interesi i hetimit është sa më pak informata aq më mirë, nuk janë grabitësit por ndihmësit. Dy persona janë arrestu. Të dy janë në ndalim. Jemi në identifikim e sipër të të dyshuarve tjerë”, tha shkurtimisht prokurorja Gashi.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u gjet vetura e të dyshuarve, e cila ishte braktisur në një bjeshkë.

Sinjali mëson se automjeti me të cilin ata kanë arritur të arratisen, me targa të vjedhura të rajonit të Prishtinës “01”, që sipas pamjeve duket të jetë e tipit “Chevrolet Cruze” u gjet në një bjeshkë.

Nga Policia e kanë konfirmuar se të akoma nuk është zbuluar identiteti i të dyshuarve, por hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre po vazhdojnë.

Gjithçka dyshohet se ndodhi para orës 16:00, kur të dyshuarit ia mësynë argjendarisë, e cila ndodhet në rrugën “Brigada 123”, zbritën nga një veturë, të maskuar e të armatosur dhe tronditën punëtorin që ndodhej brenda.

Hajnat po dyshohet se kanë lidhur me rrip punëtorin e argjendarisë dhe nisën t’i zbrazin raftet e mbushura me stoli të arit ashtu siç e kishin planifikuar, teksa njëri prej tyre po bënte roje jashtë lokalit me kallashnikov, duke i tmerruar qytetarët në pikë të ditës.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT