Muharremaj: Vazhdojmë me kanalizime në fshatin Samadraxh

Në shumë fshatra të Komunës po rregullohen kanalizimet

Projektet e parapara për këtë vit, po realizohen çdo ditë, infrastruktura rrugore në fshatra dhe në qytet, si dhe ndërtimi i kanalizimeve në shumë fshatra janë në përfundim e sipër. Sot po punohet në rregullimin e kanalizimit në fshatin Samadraxhë, prej ku kryetari i Komunës Bali Muharremaj, premton se synim kryesor e ka përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Komunës sonë:

“Vazhdojmë me kanalizime në fshatin Samadraxhë, në zbatim të kërkesave të qytetarëve.

Ne do të angazhohemi si institucione që të përmirësohet cilësia e jetesës.”, thotë kryetari Muharremaj

\ Komuna Suhareke- Zyra per InformiMos