Situata e bllokimit të xhirollogarive të Telekomit të Kosovës, po e bën këtë çështje çdo ditë e më urgjente për veprime, pasi rrezikohet funksionimi i vet ndërmarrjes, por edhe ekzekutimi i pagave të punëtorëve.

Sot në një takim të thirrur nga Kryeministri Avdullah Hoti, ku morëm pjesë të gjithë akterët të implikuar në këtë çështje, Bordi i Telekomit u deklarua se nuk dëshiron të futet në asnjë marrëveshje për shlyerjen e borxhit, edhe nëse Qeveria e Kosovës i jep mbështetje.

Si rrjedhojë, ky veprim i Bordit të Telekomit rrezikon të mbyllë derën e një zgjidhjeje, që po rezulton si e vetmja zgjidhje, dhe po e çon Telekomin në një krizë për pagesën e shpenzimeve operative, ku bëjnë pjesë edhe pagat e punëtorëve.

Në të njëjtën vijë kam raportuar edhe në Komisionin Parlamentar për Ekonomi.

Si ministër nuk do të ndaloj së punuari për të zgjidhur këtë problem, ani pse kompleksiteti i tij është i madh.

Blerim Kuçi

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT