Ekskluzive, ky është personi i arrestuar i dyshuar për plaçkitjen në Suahrekë

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion policor për identifikimin dhe kapjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë. Gjatë tentativës për ta neutralizuar, i dyshuari ka mbetur i vrarë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë aksionit është arrestuar edhe një person tjetër, teksa po vazhdojnë kërkimet për të tjerët.

Personi i arrestuar sipas burimeve të Gazetës Sinjali është Bujar Basha./Sinjali.com