Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion policor për identifikimin dhe kapjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë. Gjatë tentativës për ta neutralizuar, i dyshuari që shkëmbeu zjarr me Policinë, ka mbetur i vrarë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit konfirmojnë se gjatë aksionit në lagjen Arbëria, ka marrë plagë një zyrtar policor.
Ende nuk dihet nëse lëndimet që ka pësuar janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë