Një orë lojë në “Air Albania”, rezultati ende nuk ndryshon

Ka kaluar një orë lojë në stadiumin “Air Albania”, ku po zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit.

Pas një ore lojë, rezultati vazhdon të qëndrojë i njëjtë sikurse në fillim të ndeshjes, respektivisht 0:0, raporton KosovaPress.

Kampioni i Kosovës vazhdimisht po e kërkon golin, por që fati po i mungon, ndërsa ka edhe 30 minuta shpresë që ta gjejë fitoren ndaj Viktoria Plzen.

Rezultati momental, 0:0.