Është shënuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit C në Ligën e Konferencës.
Viktoria Plzen ka kaluar në avantazh 0:1 kundër Ballkanit, shkruan lajmi.net.
Sulc ka realizuar për mysafirët në minutën e 81-të të përballjes, atëherë kur Ballkani kishte iniciativën dhe tentonte portën kundërshtare.
Ballkani dhe Viktoria Plzen po përballen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të pranishëm në shkallët e stadiumit në Tiranë janë edhe një numër jo i madh i tifozëve.