Ballkani pëson në Tiranë: Fati i kualifikimit do të vendoset në Kroaci ndaj Dinamo Zagrebit

Ballkani ka humbur me rezultat 1-0 ndaj Viktoria Plzen në kuadër të xhiros së pestë të grupit C në Ligën e Konferencës.

Kjo sfidë ishte zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, për shkak se fusha në “Fadil Vokrri” nuk i plotësonte kriteret e nevojshme për zhvillimin e një ndeshje.

Ballkani ishte skuadër më e mirë në këtë pjesë duke rrezikuar në disa raste portën e mysafirëve.

Fillimisht ishe Edvin Kuc në minutën e 13-të i cili tentoj që me kokë të shënojë, por fatkeqësisht lojtari mysafir e largoi topin që po shkonte drejt portës.

Menjëherë në aksionin vijues Ballkani rrezikoi edhe një herë tjetër përmes Qëndrim Zybës por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Fotoreporter: Vlasov Sulaj

Klubi nga Suhareka iu afrua edhe një herë tjetër seriozisht golit në minutën e 35-të, ku kësaj radhe Bernard Karrica bëri një goditje të fuqishme nga jashtë zonës por ishte portieri mysafir ai i cili nuk lejoi të mposhtej.

Me rezultat të barabartë 0-0 përfundoi 45 minutëshi i parë i kësaj përballje.

Pjesa e dytë i takoi mysafirëve të cilët ishin më të rrezikshëm se sa në pjesën e parë.

Ata fillimisht patën disa raste të mira shënimi përmes Sýkora, Kalvach dhe Mosqueras, por Enea Koliçi nuk lejoi që të mposhtej.

Fotoreporter: Vlasov Sulaj

Sidoqoftë, një dalje e gabuar e Koliçit në minutën e 80-të bëri që mysafirët të kalojnë në avantazh me anë të Pavel Sulc i cili shënoi për rezultatin 1-0.

Deri në fund nuk pati raste të mira shënimi nga Ballkani dhe kështu suharekasit pësuan humbjen e tretë në këto grupe.

Për t’u kualifikuar në fazën tjetër, Ballkanin e pret një mision mjaft i vështirë, pasi tani do të duhet të mposhtin Dinamo Zagrebin në Kroaci.