Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sonte gjatë një debati televiziv në RTK ka folur për prioritetet e dikasterit që ai drejton, prioritete këto tejet të rëndësishme për mirëqenien e kategorive të caktuara shoqërore.

Ministri Reçica tha se disa nga prioritetet për të cilat e ka edhe mbështetjen e plotë të partisë prej nga vjen janë:

– Rritja e pagës minimale në vend,

– Krijimi me ligj i të drejtës për të punuar ne sektorin privat për të gjithë veteranët e luftës së UÇK,

– Njohja e diplomave e të diplomuarve gjatë viteve 1990 – 1999,

– Largimi i kriterit për lajmërim të pensionistëve çdo 6 muaj,

– Lejimi i përfitimit në më shumë pensione për Familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, etj.

Gjithashtu, ministri Reçica dje njoftoi se shumë shpejt do të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që të jetësohet njohja e stazhit të punës për të punësuarit e viteve 90-ta, të dëbuar me dhunë nga puna nga pushteti serb./RTK

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT