Shokon eksperti i sigurisë: I vrari kishte qenë pjesë e ISIS-it

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi e ka quajtur grup kriminal fetar grupin e arrestuar sot në Prishtinë

Ai tutje në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun” ka thënë se i vrari nga grupi kriminal dhe i arratisuri kishin qenë pjesë e ISIS-it.

Sipas tij grupi kriminal është i shtrirë në të gjithë Kosovën dhe dyshohet se ka kryer disa trajnime në Dragash, për përdorimin e armëve dhe në fushën e inteligjencës.

Në lidhje me sigurimin e telefonave, Elezi tha që motra e njerit prej personave që gjendet në Siri djhe i njejti ka qenë në shoqërim të të vrarit për një kohë të gjatë.