Notat e lojtarëve, Ballkani 0-1 Viktoria Plzen: Enea Koliqi më i miri

Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 1-0 ndaj Viktoria Plzen në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Suharekasit ishin më të mirë në pjesën e parë të takimit ku kishin disa raste ideale për të shënuar me Edvin Kuc, Qëndrim Zybën dhe Berrnard Karricën, por që të gjithë u treguan të pasaktë para portës.

Mysafirët shtuan intensitetin e lojës në pjesën e dytë, ku edhe gjetën golin në minutën e 80-të për të marrë fitoren e radhës.

Për të siguruar kualifikimin tutje, Ballkani tani duhet të fitojë duelin ndaj Dinamo Zagrebit në Kroaci.

Lojtarët më i vlerësuar i Ballkanit për këtë ndeshje ishte Enea Koliçi i cili për pritjet e tij u vlerësua me notën 7.5.

Pas tij vlerësim të mirë kishin edhe Gentrit Halili, Qëndrim Zyba dhe Edvin Kuç që morën notën 7.3.

Notat e lojtarëve të Ballkanit: