Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar se të premten do të jetë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, shkruan Gazeta Metro.
Parashihet të jetë dita më e nxehtë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare