E pabesueshme, Yllit mund t’i largohet njëri nga lojtarët kryesor

Zhvillime dramatike te Ylli, mund të mbetet pa njërin nga lojtarët kryesorë.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com të afërta me klubin nga Theranda, Shirko mund të largohet nga kampi therandas për shkak të disa mos pajtimeve me trajnerin e ekipit, Kostas Flevarakis.

Megjithatë deri në këto momente nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, por ajo që dihet është fakti se krisja mes palëve të lartë cekura, ka ndodhur dhe largimi mund të vije në orët në vijim.