Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së kryesisë dhe anëtareve të LDK-së: Koha jonë po vjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zgjedhjes së kryesisë të partisë së tij.

Abdixhiku ka thënë se është i bindur se më këtë kryesi, do të shërbejë drejtë, mbarë, djathtë dhe drejte fitores së madhe.

Jam i bindur se kjo Kryesi, me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe.” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se në diskutimi tre orësh të këshillit, kanë vendosur për ndarjen e përgjegjësive regjionale për secilin anëtar.

Në diskutimet tjera mbi tre orëshe në Këshill, vendosëm për ndarjen e përgjegjësive regjionale për secilin anëtar të Këshillit; sikurse dhe nisjen e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë që nga tani. Do të jemi në terren, në çdo anë; do të jemi me qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë.” – ka thënë ai.

Tutje ka shkruar se “koha jonë po vjen.”

Sepse koha jonë po vjen. Sepse ‘Rruga e re’ ka nevojë për secilin prej nesh.” – ka thënë ai.