Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Suhareka ka rënë në tokë prej një peme me lartësi prej 2-3 metrash dhe si pasojë ka vdekur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:50.
Tutje theksohet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi.
“Suharekë. 10.12.2023 – 10:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent”, njofton Policia e Kosovës.