Rast tragjik në Prizren: Vdes 55-vjeçari, dyshohet se i vuri flakën vetës brenda veturës

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në rrugën “Kastriotët” në Prizren, ku një person është djegur brenda veturës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës.

Policia e Kosovës njofton se Sh.K., i moshës 55-vjeçare është gjetur i djegur brenda veturës së tipit “Golf 2”.

“Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në  rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren  është duke u djegur një veturë. Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veteurë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht  bashk me viktimën”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Vetura e djegur është njhë golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K.  I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar”, vijon njoftimi.

“Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimt “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për egzaminim”.