Historiku i sallatës ruse

Ishte viti 1860 kur Lucien Olivier, një kuzhinier me origjinë belge që punonte në Hermitage, një nga restorantet më të famshëm në Moskë, pasi kishte mësuar nga shefat më të mirë të kohës në Paris, vendosi të krijonte një sallatë në përputhje me statusin e restorantit.

Për ta bërë këtë, ai zgjodhi të përdorte disa nga produktet më të mira sezonale që ishin në dispozicion në atë kohë në Rusinë cariste si rosak i tymosur, sallatë e gjelbër, havjar, fazan, gjuhën e viçit, boronica dhe një tjetër përbërës të veçantë. Ani pse vetë Oliveri e mori recetën e saktë në varrin e tij, dihet se prekja e veçantë e këtij specialiteti është majoneza, e bërë me uthull vere franceze, mustardë e vaj ulliri.

“Sallata Olivier”, siç njihej në meny dhe siç njihet sot në shumë vende, shumë shpejt u bë specialiteti dallues i kuzhinës së restorantit deri në atë pikë sa të ishte një dëshirë e fshehtë për ata që punonin aty. Por a është kjo origjina e vërtetë e sallatës ruse?

Përpjekja e Ivanovit për kopjim

Një ditë, ndërsa Oliveri po përgatiste sallatën e famshme vetëm (siç bënte gjithmonë), iu desh të linte në gjysmë përgatitjen për shkak të një emergjence, duke e lënë sallatën gjysmë të përfunduar. Pastaj në përpjekje për ta përfunduar, një nga kuzhinierët, Ivan Ivanov, hyri në kuzhinën private të shefit të tij dhe shfrytëzoi rastin për të vëzhguar me kujdes sallatën dhe për t’u përpjekur të nxirrte recetën.

Pasi mendoi se ia doli mbanë, Ivanov vendosi të largohej nga restoranti Hermitage dhe filloi të punonte në një restorant tjetër, më pak të famshëm të quajtur Moskva, ku u përpoq të shiste sallatën e krijuar nga Olivieri, duke e quajtur atë “sallatë kapitale”. Pavarësisht përpjekjeve të tij, ai nuk arriti të njëjtat rezultate si shefi i tij, siç mund të vërenin “gurmanët” e kohës, duke argumentuar se sallatës i mungonte diçka për të arritur nivelin e asaj që shërbehej në Hermitage.

Si u përhap receta e sallatës?

Ivanov shpejt e shiti recetën, e cila e ndihmoi atë të bëhej popullore dhe zyrtarisht e njohur. Ajo u shtyp për herë të parë në vitin 1894 në revistën ruse “Ushqimi ynë”, duke ndryshuar disa nga përbërësit origjinalë dhe duke u larguar kështu nga receta origjinale e Olivierit, të cilën ai e mori në varrin e tij pa ia thënë askujt. Karakteristikë e origjinës së sallatës ruse është se ka recetë të mistershme.

Receta aktuale për sallatën ruse është një version i pjatës së Ivanovit që ndryshon në përbërje në varësi të vendit. Për shembull, në Rusinë lindore përdoren peshqit harengë dhe tranguj që nuk janë turshi, ndërsa në më shumë qytete të jugut, si Volgogradi, shtohen përbërës si karotat dhe “dresingu” me uthull vere e vaj. Në Rusinë e sotme ajo është ende shumë popullore, dhe në fakt është pjata speciale e përgatitur për ditën e Vitit të Ri.

Cilët janë përbërësit e vërtetë në sallatën ruse?

Që kur u botua për herë të parë receta, pjata është përhapur shpejt në zona të tjera, ku kanë ri-përshtatur “formulën” tradicionale. Për shembull, në vende të tilla si Ukraina, ata filluan të shtonin përbërës më të lirë si bizelet apo trangujt turrshi.

Në përgjithësi, mund të themi se sallata ruse përmban: Patate të ziera e të përziera me majonezë. Në variantet mesdhetare (por asnjëherë në Rusi), zakonisht shtohet një sasi e caktuar e majonezës, si dhe disa perime të gatuara si karota dhe bizele.

Pjesa tjetër e përbërësve janë të rëndësishëm, por varen nga kuzhinieri, dhe zakonisht janë disa vezë të ziera (në disa zona këto janë përbërës themelorë), shpargu, speca të kuq ose të konservuar, ose në mënyrë opsionale hudhër dhe karkalec deti. Zakonisht karkalecave u shtohet një lloj përbërësi që thekson aciditetin e tyre, si ullinj të copëtuar ose tranguj turshi të copëtuar.

Meqë kjo sallatë fillimisht u përdor në shumë qytete të Rusisë, duke shtuar secili rajon përbërës të veçantë, sallata mori emrin që mban edhe sot e kësaj dite si “sallatë ruse”.