Ky është personi i parë që hyri në BE pa vizë

Ky është personi i parë që hyri në BE pa vizë

Avokati Arianit Koci ka hyrë në shtetin e Greqisë pa pasur nevojë për vizë.

Ai fillimisht ka paraqitur pamje nga kufiri Maqedoni e Veriut-Greqi e më pas ka hyrë në shtetin grek, kjo pasi Greqia me zonë kohore është një orë para Kosovës.

Koci menjëherë pasi ka kaluar kufirin dhe ka dalë në territorin e Greqisë ka takuar edhe një familje kosovare.

Nga atje avokati Koci ka hapur shampanjë në shenjë feste për liberalizimin e vizave.