• 03/08/2021
Digiqole ad

Serbët acarohen me Tottin, shkak Dua Lipa

 Serbët acarohen me Tottin, shkak Dua Lipa

Peticioni drejtuar Apple për vendosjen e Kosovës në hartën e saj ka bërë bashkë jo vetëm një pjesë të madhe të shqiptarëve ne rrjetet sociale, por edhe shumë artistë të njohur. Në fakt ishte Dua Lipa ajo që i dha fillimisht vëmendje kësaj nisme, e cila më pas u shpërnda masivisht në Instagram.

Ajo mori kritika nga fytyra publike serbe, madje një artikull sugjeron disa mënyra efektive se si mund të luftojnë ‘propagandën’ e Dua Lipës në rrjete sociale, njofton Insajderi.

Për më tepër edhe njerëzit që përkrahën Dua Lipën, e pësuan duke marrë mesazhe urrejtjeje në adresat e tyre online. Kemi rastin e Albana Osmanit.

Ajo që nuk prisnin gjithsesi ishte që në mesin e debateve shqiptaro-serbe (debateve online), të përfshihej edhe ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti.

Futbollisti italian e ka pëlqyer foton e postuar nga Dua, gjë që nuk është pritur nga serbët. Ata e mendojnë këtë veprim sikur Totti ka dalë në krah të këngëtares shqiptare dhe janë zemëruar jo pak me të, të cilin e konsideronin edhe mik të tyrin. Shkëpusim këtë titull nga një media serbe, ku shkruhet:

“Pse Totti, vëllai ynë? Dua Lipa poston në Instagram Shqipërinë e Madhe dhe ajo që ka bërë futbollisti legjendar nuk është pëlqyer nga Serbët”. /Insajderi.com

Të ngjashme