Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për plotësimin e 28 vendeve të punës. Gjithsej 10 vende të lira pune janë për pozitën zyrtar i lartë në flotën operative (automekanik).

 

Pesë vende të lira pune janë për pozitën zyrtar i lartë në flotën operative (autolimar).

Policia po kërkon edhe zyrtar të lartë në flotën operative (autoelektricist) – janë tri vende të lira pune.

Ndërkaq, 10 vende të lira pune janë për pozitën zyrtar i lartë në flotën operative (teknik metalpunues – axhustator).