Sot në Gjilan do të zhvillohet ndeshja më kryesore e javës se 32(parafundit) të kampionatit të Superligës së Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, ndryshe i quajtur edhe si derbi i titullit.
Kjo ndeshje është jetike për Ballkanin nga Suhareka sepse Suharekasit kanë fatin e tyre në dorën e vetë, kjo për faktin se nëse Ballkani i fiton të dyja ndeshjet e mbetura (Gjilanit dhe Dritës) do ta shkruajnë historinë për klubin nga Suhareka.

Kujtojmë se Ballkani nuk e ka fituar asnjëherë titullin e kampionit te Superligës dhe nëse këta lojtarë arrijnë ta fitojnë këtë trofe prestigjioz do të shkruajnë historinë me të vërtetë do të jenë heronjët e qytetarëve të Suharekës,

Xhebrailat do ti mbajnë shumë gjatë në memoriën e tyre si lojtarët që kanë shkruar historinë, pra kanë bërë Ballkanin kampion gjë që nuk e kanë arritur më parë gjenerata e gjenerata.
Ballkani nuk di për humbje që nga 9 Marsi kur humbjen e fundit ja shkaktojë Flamurtari (2-1), që 5 muaj kjo ecuri pozitive shpresojë që të vazhdojë edhe në dy ndeshjët e fundit kundër ekipeve nga Gjilani

Forca Ballkani
Forca Xhebraila krenaria e qytetit
SuharekaExpress

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT