Futbollisti i vitit pritet të largohet nga Kosova, skuadra evropiane shpreh interesim për lojtarin e Ballkanit

Futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2023, Lumbardh Dellova është duke u kërkuar nga skuadra të ndryshme evropiane. Së fundmi, pëlqim për qendërmbrojtësin kosovar ka shprehur edhe skuadra rumune, Universiteti i Krajovës.

Trajneri i skuadrës rumune, Ivaylo Petev ka kërkuar një qendërmbrojtës në skuadrën e tij dhe sipas informacioneve të fundit nga Rumania në radhë të parë është Lumbardh Dellova.

Dellova po shihet si transferimi i duhur te skuadra që ndodhet në pozitën e tretë në Superligën e Rumanisë, duke marrë parasysh performancën e tij të mirë me Ballkanin e Kosovën.

Një tjetër pikë e rëndësishme thuhet të jetë edhe marrëveshja e Dellovës me Ballkanin, e cila skadon në verë.

Dellova ka fituar 3 herë titullin e kampionit në Kosovë me Ballkanin, teksa ka fituar edhe Kupën e Kroacisë me Hajdukun